Transmetuar më 21-01-2021, 09:11

Kamala Harris hyn në histori: më shumë se dy shekuj të politikës amerikane të mbizotëruara nga burra të bardhë në pozicione drejtuese, dalin zyrtarisht në "pension" me nënpresidenten e parë femër me origjinë indiane dhe xhamajkane.

Sepse nëse 20 janari ishte zyrtarisht dita e Joe Biden, të gjithë sytë ishin drejtuar edhe nga ajo dhe Harris ishte e vetëdijshme për këtë: rrezatuese dhe dukshëm e ngazëllyer, ajo u betua para Sonia Sotomayor, gjykatësja e parë e Gjykatës së Lartë me origjinë  hispanike, duke i ofruar botës imazhin e një Amerike të re, një ndryshim ritmi dhe ngritjen e grave.

"Unë jam këtu falë grave që më paraprijnë mua," shkroi Harris në Twitter, pak para se të merrte detyrën, duke kujtuar nënën e saj që erdhi në Shtetet e Bashkuara nga India dhe të gjitha ato breza të "grave afro-amerikane, aziatike, të bardha, amerikaneve vendase, që luftuan për barazi dhe liri dhe të cilët vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e tyre”.

Momenti historik nuk u festua rastësisht me një foto të Kamalas me mbesat e saj dhe Hillary Clintonin, ish-Sekretare e Shtetit, e cila u përpoq të thyejë tabunë, duke kandiduar për presidencën e SHBA-ve në vitin 2016.

Kamala u betua në dy bibla: njëra nga Regina Shelton, gruaja që ishte "nëna e dytë" për Kamalan dhe motrën e saj Maya dhe një nga ikonat e të drejtave civile që frymëzoi karrierën e saj, Thurgood Marshall.

Me 71 fjalët e betimit, Harris hyri në atë Olimp të vogël, shumë të vogël rozë në krye të qeverisë amerikane.

Burri i saj, Doug Emhoff, e pa me kënaqësi gjatë gjithë kohës dhe ajo u mbështet nga miliona gra përreth Shteteve të Bashkuara.

Ish-nënpresidenti Mike Pence, po vështronte  atë. Ai dhe Harris nuk mund të ishin më ndryshe. Ata kanë vetëm një ambicie të përbashkët: aspiratën për t’u bërë presidentë.

Të dy synojnë kandidimin në vitin 2024, pas Bidenit, epoka e të cilit sapo është hapur, por që shumë presin të zgjasë vetëm katër vjet.

Nga senatori më i ri në historinë amerikane, deri tek presidenti më i vjetër në moshën 78 vjeç, Biden në fakt mund të jetë një udhëheqës vetëm për një mandat, duke i hapur dyert zëvendëses së tij, e cila, sipas shumë njerëzve, do të studiojë si "Commander in chef", duke revolucionarizuar rolin tradicional të numrit dy.

Një rol në hije, i nivelit të dytë, por që Kamala tashmë ka ndryshuar rrënjësisht vetëm me emërimin e tij. Për të mos përmendur që ai do të heqë ekuilibrin në një ndarje të Senatit, pikërisht midis 50 demokratëve dhe 50 republikanëve. /e.a/noa.al/