Transmetuar më 21-01-2021, 08:35

Pas ceremonisë së betimit si president dhe nënpresidente të Amerikës, dy çiftet e reja presidenciale (Biden-Harris), nderuan trupat ushtarake dhe bënë nderimet e tyre në varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat e Arlington. Pastaj hynë për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë, si presidenti dhe nënpresidentja e 46-të në historinë e SHBA-ve.

Në ditën e tij të parë, presidenti i ri zhbëri shumë nga vendimet e paraardhësit të tij, Donald Trump. Biden në fakt ka nënshkruar 15 urdhra ekzekutivë.

I pari ishte ai që imponon detyrimin e një maske dhe distancimin shoqëror në ndërtesat dhe në territoret federale kundër pandemisë.

Mes tyre ishte edhe rikthimi i marrëveshjes së klimës në Paris, heqja e ndalimit të hyrjes në SHBA për qytetarët e disa vendeve myslimane, ndalimi i punës në tubacionin Keystone, midis Kanadasë dhe SHBA dhe fundi i deklaratës së emergjencës për devijimin e fondeve për murin me Meksikën. /e.a/noa.al/