Transmetuar më 21-01-2021, 00:01

Një grua dhunohet seksualisht në një motel në rajonin e Gjilanit në Kosovë.

Policia ka ndaluar një 29 vjeçar me iniciale, P.M., i dyshuar për dhunimin e D.K., 33-vjeçare.

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Gjilanit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, P.M, 29 vjeç.

Ndërsa, besohet se gruaja dhe i dyshuari kishin kohë që njiheshin.

Sipas dyshimeve të para, 33-vjeçarja u keqtrajtua seksualisht në motel, pasi fillimisht u lidh nga i dyshuari, i cili dyshohet se më pas kreu marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.

Rastin e dhunimit e ka bërë të ditur Policia e Kosovës ku shkruan:

“DHUNIM /Gjilan 18.01.2021 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se i njëjti në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”.