Transmetuar më 20-01-2021, 23:35

Të hënën Enxhëll njoftoi se do largohej nga “Love Story”, një deklaratë e habitshme kjo pasi në atë puntatë u transmetua takimi i saj me Saimirin.

“Nga e gjithë kjo eksperiencë deri sonte, unë kam vendosur të veteliminohem sepse nuk mundem ta përballoj dot më.

Kam dalë shpeshherë nga vetja ime, presioni i familjes gjithashtu dhe nuk mundem.

Po bëhet shumë e vështirë për mua”, tha Enxhëll. Ndërkohë, në një intervistë për “Daily Love Story” para emisionit, Enxhëll u shpreh se kishte zbuluar një anë tjetër të vetes në atë program.

Ke frik nga eliminimi sonte? Jo! Kam zbuluar një Enxhëll që është shumë e duruar dhe po duron gjëra që më parë nuk do t’i duronte dot. Kush do iki sonte? Nuk e di! Normal që do të eliminohet një, por unë nuk e di cila është. Atë e di vetëm Saimiri.