Transmetuar më 20-01-2021, 20:44

Mbretëria e Bashkuar rregjistroi një rekord të ri për sa i përket numrit të viktimave nga Covid -19.

Autritetet shëndetësore britanike raportuan për 1.820 pacientë, të cilët humbën jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Vendi ishullor ka shënuar dhe 38.905 raste të reja gjatë së mërkurës.

“Shërbimi kombëtar i shëndetit (NHS) është nën një trysni të madhe në të mbarë vendin”, tha ministri i Shëndetësisë Matt Hancock, teksa shpjegoi se numri i të shtruarve në spitale është në nivelin më të lartë që prej fillimit të pandemisë.

Një qytetar shtrohet në spitalet e Britanisë çdo 30 sekonda, kanë deklaruar autoritetet.

Britania ka miratuar përdorimin e tre vaksinave, përfshi këtu Pfizer, Moderna dhe atë të universitetit të Oxfordit. Deri më tani, 4.609.740 qytetarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Qeveria është shprehur se shpreson që të ketë vaksinuar gjithë qytetarët më të rrezikuar dhe punonjësit në sektorin e shëndetësisë para mesit të shkurtit si dhe me masat e fundit shtrëguese, të rikthejë sa më shpejt normalitetin.

Britania e Madhe është aktualisht një nga tre vendet më të prekura në botë nga Covid-19.

Në Angli dhe vendet e tjera të Mbretërisë së Bashkuar prej disa ditësh është raportuar edhe një motuacion i Covid, që po përhapet më shpejt.

/a.m/NOA.al