Transmetuar më 20-01-2021, 15:45

Një 37-vjeçar nga Japonia ka gjetur një mënyrë të veçantë për të siguruar të ardhura ekonomike.

Sipas asaj që shkruan "The Indipendent", Shoji Morimoto e fiton bukën e gojës duke dhënë veten me qera “për të mos bërë asgjë”.

Dhe nga kjo gjë ai fiton 70 euro në muaj. Por si, do pyesni ju me të drejtë?

Ai paguhet vetëm për të ngrënë apo pirë me dikë që kërkon shoqëri.

Njoftimin e bëri në Tuiter, ku shkroi: “Ofrohem me qera si person që nuk bën asgjë. E keni bezdi që të hyni vetëm në një dyqan? Ke nevojë për një lojtar në kalçeto? Unë jam i gatshëm për çdo gjë të thjeshtë”. /k.k/noa.al/