Transmetuar më 20-01-2021, 14:40

Presidenti amerikan në detyrë, Donald Trump, ka lënë zyrtarisht Shtëpinë e Bardhë pak më parë, përpara ceremonisë së betimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Ai bisedoi pak me gazetarët, ndërsa u largua, duke thënë se kishte arritur shumë në detyrë dhe se ai dhe bashkëshortja e tij, Melania e donin popullin amerikan.

Të dy së bashku, ata kanë përshkruar disa hapa dorë për dore në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë para se të hipnin në helikopterin ushtarak, "Marine One".

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Trump nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të pasardhësit të tij, Joe Biden, i cili do të betohet në mesditë dhe pritet të nënshkruajë një seri urdhrash ekzekutivë menjëherë pasi të mbërrijë në Shtëpinë e Bardhë. /e.a/noa.al/