Transmetuar më 20-01-2021, 07:34

MeteoAlb parashikon që dita e sotme në territorin shqiptar do të nisë me kthjellime dhe vranësira të lehta, ku më të shpeshta do të jenë në zonat malore.

Por pasditja sjell shtim të vranësirave në të gjithë vendin, ndërsa reshje të pakta shiu e dëbore do ketë në skajet veri-jug.

Temperaturat e ajrit rriten me të paktën 3 gradë në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -8°C në 10°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë. /e.a/noa.al/