Transmetuar më 19-01-2021, 20:40

Lideri rus Vladimir Putin është zhytur në temperatura -20 gradë Celsius në ujin e aktullt për të shënuar festën ortodokse të Epifanisë.

Sipas ritualit, Putini u zhyt tre herë në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë. Uji u bekua nga një klerik dhe vlerësohet të ketë fuqi mbrojtëse dhe shëruese.

“Shumë njerëz më kanë pyetur nëse Putin po merr pjesë në ceremoninë e Epifanisë. E dini, është tradita e tij. Ai mbetet besnik i zakoneve ,” u tha gazetarëve zëdhënësi i tij, Dmitry Peshkov.

Vladimir Putin nuk ishte i vetmi që u fut në ujin e ftohtë me këtë rast, besimtarët e të gjitha moshave u zhytën për të festuar ditën e shënuar për Kishën Ortodokse.

Më poshtë pamjet kur Putin zhytet në ujë:/noa.al/