Transmetuar më 19-01-2021, 16:10

Federata Shqiptare e Futbollit kërkon të paguhet qiraja për ambientet e stadiumit "Arena Kombëtare”, në ambjentete e së cilit po kryhet vaksinimi kundër koronavirusit.

Pas këtij lajmi ka reaguar zëvendës kryeministri Erion Braçe, i cili thotë se një muaj më parë presidenti i FSHF-së hidhte dyshime nëse do vinte vaksina në Shqipëri.

Numri dy i qeverisë thotë se Duka tani kërkon para përse po bëhet në stadiumin kombëtar.

Ai e ka krahasua Dukën me "Tiren", sanitaren e "Shefqet Ndroqi" e cila akuzohet për korrupsion.

Postimi i Erion Braçes:

OOOOO ZOOOOOT!

PERSERI TIRJA;

LEKE PSE PO BEN VAKSINA NE STADIUM!

Nje muaj me pare tallej si presidenti i partise me dyshimin tregetar: do e sjelle apo nuk do e sjelle qeveria vaksinen!

Tani qe vaksinimi eshte fakt,

nisi nga e para kenga:

DUM PARE, DUM PARE!

/a.m/NOA.al