Transmetuar më 19-01-2021, 15:25

Covid, familja italiane shuhet brenda disa ditësh.

Ivan vdiq në moshën 42-vjeç, 15 ditë më vonë virusi vret gjithashtu nënën e tij dhe dje babanë.

Një familje e tërë e asgjësuar nga koronavirusi.

Tragjedia ka ndodhur në Malcontenta (Venecia).

Ivan Busso vdiq nga Covid në moshën 42 vjeç, më 1 janar.

Gjatë varrimit, prifti i famullisë, Don Alessandro Rosi, komunikoi lajmin e vdekjes së nënës së tij, Gina Smerghetto, 65 vjeçe. Dhe sot vdiq edhe babai i tij, Gianni Busso.

Ai ishte 72 vjeç dhe vdiq të hënën në mbrëmje, ku ishte shtruar që nga 1 dhjetori në një spital Covid.

/a.m/NOA.al