Transmetuar më 19-01-2021, 13:57

Për javë të tëra, profesioni kryesor i Melania Trump, ka qenë paketimi i të gjitha sendeve të saj personale dhe organizimi i zhvendosjes nga Shtëpia e Bardhë.

Ajo do të shkojë për të jetuar në Nju Jork dhe thuhet se po numëron "fjalë për fjalë" minutat që e ndajnë nga lamtumira në Shtëpinë e Bardhë, e gatshme për ta mbyllur atë derë një herë e përgjithmonë dhe për të mos e hapur kurrë më.

"Të qenit Zonjë e Parë, ishte nderi më i madh", tha gruaja e Donald Trump në një mesazh video lamtumire të postuar në Twitter, por ajo dihet që nuk e ka pëlqyer kurrë atë rol. Dhe ka nga ata që janë gati të vënë bast se i kanë letrat gati për divorc.

Fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, Melania e mirëpriti si një çlirim (madje pëshpëritet se vota e saj gjithashtu shkoi për kandidatin demokrat).

Nga ana tjetër, ajo kurrë nuk ka bërë përpjekje për të fshehur vuajtjet e saj për rolin që duhej të mbulonte në Shtëpinë e Bardhë.

Dhe tani, që përvoja në Uashington po përfundon, ajo nuk duket e interesuar të ketë një rol publik, ndryshe nga Zonjat e Para që i kanë paraprirë  asaj.

Fjalimi i lamtumirës përmes mediave sociale, është akti i fundit, para se të fillojë një jetë të re. "Jini të apasionuar në gjithçka që bëni, por mbani mend gjithmonë, se dhuna nuk është kurrë përgjigjje dhe nuk do të justifikohet kurrë. Kur arrita në Shtëpinë e Bardhë, reflektova mbi përgjegjësinë që ndjeja gjithmonë si nënë për të inkurajuar, fuqizuar dhe mësuar vlerat e mirësisë", u tha Melania Trump të gjithë amerikanëve.

Melania mezi pret ta mbyllë një herë e përgjithmonë rolin e saj publik, por edhe me Donald po ashtu. Tashmë në Shtëpinë e Bardhë, ata qëndrojnë të ndarë: ai në katin e dytë, në krahun perëndimor, ajo në katin e tretë në krahun lindor, raporton Noa.al, duke cituar median italiane, Tgcom.

Gjatë viteve të administratës Trump, ajo kurrë nuk e ka fshehur padurimin e saj, midis buzëqeshjeve të mohuara dhe gjesteve të koduara ndaj burrit të saj.

Niveli i konsensusit ndaj saj, ka regjistruar një rekord negativ, por ajo, duke u përgatitur të kthejë faqen, është e qetë dhe e qeshur si kurrë më parë. /e.a/noa.al/