Transmetuar më 19-01-2021, 12:54

Duket se e ardhmja e David Alabas, me shumë gjasa do të jetë në Spanjë, Për këtë janë të bindura mediat iberike dhe sidomos ato që qëndrojnë afër klubit të Real Madridit.

Sipas prestigjiozes “Marca”, madrilenët kanë arritur marrëveshjen me futbollistin austriak të Bajern Mynih, teksa raportohet se ai ka nënshkruar një para-kontratë.

Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një marrëveshje 3-vjeçare me vlerë rreth 12 mln euro në vit. Transferimi i Alabas me parametër zero mund të konsiderohet një goditje e bujshme në merkato për "Los Blancos", të cilët në verën e ardhshme do të tentojnë edhe afrime të tjera me peshë për të rritur cilësinë në skuadër.

Për futbollistin e kombëtares austriake, interesohen edhe Çelsi e Mançester Siti, por Reali është treguar më konkret dhe është shumë pranë firmës zyrtare. /e.a/noa.al/