Transmetuar më 19-01-2021, 11:33

Në një postim sqarues në rrjetet sociale, Instituti i Shëndetit Publik, thekson se asnjë nga vaksinat ndaj Covid-19 të aprovuara apo në fazë zhvillimi, nuk përdor virus të gjallë që shkakton Covid 19.

“Secila prej tyre kërkon të mësojë sistemin imunitar se si të njohë dhe luftojë virusin që shkakton sëmundjen”.

ISHP thekson se zakonisht duhen disa javë për trupin që të krijojë imunitet pas vaksinimit.

“Kjo do të thotë që personi, mund të infektohet me virusin që shkakton COVID-19 pak më përpara ose pas vaksinimit dhe mund të sëmuret. Kjo sepse vaksina nuk ka pasur mjaftueshëm kohë për të krijuar mbrojtje, por jo sepse është vaksina ajo që ka shkaktuar infeksionin. Ndonjëherë procesi i krijimit të imunitetit, mund të shkaktojë simptoma, si psh: temperaturë. Këto simptoma janë normale dhe tregojnë se trupi po krijon imunitet”, sqaron Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri. /e.a/noa.al/