Transmetuar më 19-01-2021, 09:42

Një tërmet me madhësi 6.4 ballë goditi Argjentinën sot në mëngjes, i pasuar nga të paktën pesë goditje të tjera që tronditën ndërtesat dhe rrëzuan produktet nga raftet e supermarketeve.

Mediat e huaja raportojnë se nuk ka njerëz të lënduar, përveç se dëmie materiale.

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.4 ballë, ka qenë me epiqendër në provincën e San Juan, 27.6 km nga qyteti i Porcitos, me një thellësi prej 14 km.

Bazuar në të dhënat e disponueshme, nuk ka kërcënim për tsunami, sipas Qendrës së Paralajmërimit të Tsunamit në Paqësor (PTËC).

Guvernatori i San Juan, Sergio Uñac u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë pas goditjes së tërmeteve.

“Le të vëmë në praktikë të gjitha masat që kemi mësuar për të parandaluar incidentet, ndërsa jemi të përkushtuar të dimë ndikimin e tërmetit për të bashkëpunuar në gjithçka të nevojshme,” shkroi ai në Twitter.

Postimet e njerëzve në mediat sociale, treguan shumë shtëpi dhe ndërtesa që dridheshin, nga aktiviteti sizmik, duke shkaktuar çarje në rrugë, ndërsa produktet binin nga raftet e dyqaneve. /e.a/noa.al/