Transmetuar më 19-01-2021, 09:14

Një vaksinë e fortë dhe "goditëse" që funksionon jo vetëm kundër SarsCoV2, por edhe kundër koronavirusëve të tjerë që mund të përcillen nga kafshët tek njerëzit, duke shkaktuar pandemi në të ardhmen, është duke u zhvilluar nga shkencëtarët.

Kjo teknologji e re parashikon përdorimin e nano-grimcave, të cilat dikur injektonin në trup pjesët e proteinave nga tetë koronavirusë të ndryshëm në sistemin imunitar: të testuar tek minjtë, ato nxisin prodhimin e antitrupave me spektër të gjerë, të aftë për të njohur dhe sulmuar SarsCoV2 dhe viruse të tjerë të ngjashëm që nuk janë të pranishëm në vaksinë.

Rezultati është publikuar në revistën shkencore "Science", nga studiuesit e "California Institute of Technology" (Caltech), SHBA.

Nano-grimcat, të konceptuara fillimisht në Universitetin e Oksfordit, janë strukturuar si një kafaz i përbërë nga 60 proteina identike, ku secila ka një ‘etiketë’ të vogël në sipërfaqe, që vepron si një mbrojtës.

Studiuesit kalifornianë, të udhëhequr nga Alexander Cohen, menduan të sulmonin fragmentet e proteinave ‘Spike’ të tetë koronavirusëve të ndryshëm që qarkullojnë në botën e kafshëve, veçanërisht midis lakuriqëve të natës.

Këto nano-grimca, të injektuara tek minjtë me një dozë të vetme, trajnuan sistemin imunitar për të njohur tiparet tipike të zakonshme për koronavirusët e ndryshëm, duke rezultuar në prodhimin e antitrupave, të aftë për të sulmuar jo vetëm SarsCoV2, por edhe koronavirusë të rinj në zhvillim që mund të shkaktojnë një pandemi.

Hapi tjetër, do të jetë verifikimi në modelin e kafshëve, nëse ky lloj imunizimi parandalon infeksionin dhe shfaqjen e simptomave, raporton Noa.al. duke cituar agjencinë e lajmeve "Ansa".

"Nëse mund të tregojmë se reagimi i shkaktuar nga pjesë të vogla, mbron nga sëmundja që rezulton nga infeksioni, atëherë mund të shpresojmë ta çojmë përpara këtë teknologji për ta provuar te njerëzit, edhe pse rruga do të ishte akoma shumë e gjatë, – shpjegon Cohen. – Ne nuk mendojmë se kjo metodologji mund të zëvendësojë vaksinat ekzistuese, por është mirë që të kemi më shumë mjete për të adresuar kërcënimet e ardhshme virale". /e.a/noa.al/

Foto: Ansa