Transmetuar më 18-01-2021, 23:12

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një adoleshenti ka ndodhur sot paradite në Kosovë.

Gjatë një sherri mes adoleshentësh në lagjen “Bajram Curri” në Prizren, një adoleshent humbi jetën si pasojë e plagëve të marra me thikë.

Babai i të ndjerit, përmes një postimi në Facebook ka shkruar edhe disa fjalë prekëse për humbjen e djalin e tij, ku shkruan: "Vdiq edhe zemra ime pa ty, o shpirti i babit".

Postimi i plotë:

"Të Allahut jemi dhe te ai dot kthehemi

Inshalla Biri jem zoti na takon në xhenet

Se vdiq edhe Zemra jeme pa ty o shpirti babit"./noa.al/