Transmetuar më 18-01-2021, 18:07

Një histori vjen nga spitalet e Greqisë, ku një emigrant nga Bangladeshi telefonon në momentin e fundit familjarët përpara se të futej në intubim.

Ai telefonoi gruan që ishte shtatzënë, në pritje të fëmijës.

Kur telefonoi bashkëshorten, 38-vjeçar tha se ishte i sigurt se do të vdiste, ndërsa ajo priste të lindte. Pavarësisht kësaj, ai arriti që të dalë me sukses nga intubimi, duke fituar luftën me koronavirusin.

“Pavarësisht nga mosha, një emigrant 38-vjeçar nga Bangladeshi hyri në kujdes intensiv dhe më pas në intubim.

Mjekët kishin një problem në komunikimin me të pasi ai nuk fliste as greqisht dhe as anglisht. Më në fund, pak para se të hynte në intubim, një grua greke telefonon në spital dhe thotë se ajo ishte punëdhënëse e një shoqeje. Kjo mundësoi një lidhje me familjen”, thanë autoritetet e spitalit. /k.k/noa.al/