Transmetuar më 18-01-2021, 17:53

E çuditshme por në shkretëtirën e Saharasë ka rënë dëborë. Temperaturat e ulëta ta ditëve të fundit kanë bërë që edhe në këtë vend të bien reshje dëbore.

“Çfarë po ndodh me motin në botë?”, shkruajnë mediat ndërkombëtare, duke iu referuar pamjeve që vijnë nga Saharaja.

Kjo situatë ka bërë që në Arabinë Saudite, vendas dhe të huaj të dynden në shkretëtirë, në rajonin Aseer, për të shijuar pamjen e rrallë.

Imazhet mahnitëse tregojnë qytetin e vogël të shkretëtirës algjeriane Ain Sefra, të mbuluar nga një shtresë dëbore.

Ain Sefra, i njohur si Porta e Shkretëtirës, është rreth 1.000 metra mbi nivelin e detit dhe është i rrethuar nga Malet Atlas. /k.k/noa.al/