Transmetuar më 18-01-2021, 15:39

Jennifer Lopez është gjithnjë origjinale, ashtu si në pamjen dhe trupin e saj. Këngëtarja dhe aktorja e famshme, iu është përgjigjur disa fansave, të cilët komentuan në një nga videot e saj në Instagram. Ata i shkruanin të bindur se ajo ka botoks në fytyrën e saj.

"Kjo është vetëm fytyra ime!!! Për herë të 500 miliontë po e them … Unë kurrë nuk kam bërë botoks, ose ndonjë injeksion tjetër, ose kirurgji !! Kaq po them”.

Ajo shtoi: “Provoni të kaloni kohën duke qenë më pozitiv, më të sjellshëm… mos e kaloni kohën duke u përpjekur të ulni të tjerët poshtë … kjo do t’ju mbajë të rinj dhe të bukur gjithashtu!!!“.

Dhjetorin e kaluar, Jennifer kujtoi kohën kur ishte në fillim të të 20-ve dhe se si një burrë me të cilin po dilte, e inkurajoi të bënte botoks. Sidoqoftë, ajo tha se nuk pranoi. "Unë kurrë nuk kam bërë botoks deri më sot,”- tha ylli amerikanolatin.

“Mjeku më tha kur isha 23 vjeç: ‘A e dini se keni pak vija këtu? Ne duhet të fillojmë botoksin’. Por unë nuk pranova dhe e dija që do e kaloja. Gjilpërat gjithsesi nuk më pëlqyen, por i dashuri i pëlqente e më thoshte: ‘Po, duhet ta bësh’.”

Ajo shtoi: “Thjesht pyes veten se çfarë do të më kishte ndodhur nëse do të kisha filluar botoksin 23 vjeç, si do të dukesha tani. Fytyra ime do të ishte një fytyrë krejtësisht ndryshe sot”.

Nuk është hera e parë që ylli i muzikës pop flet për çështjen e ndërhyrjeve në trup, për të cilat ajo ka qenë gjithnjë kundër. /e.a/noa.al/