Transmetuar më 18-01-2021, 11:13

Një shuplakë që do t’i kushtojë rëndë Lionel Mesit. Kapiteni i Barcelonës u tradhtua nga nervat në sekondat e fundit të shtesës në ndeshjen ndaj Atletik Bilbaos, teksa goditi me shuplakë Villalibre dhe arbitri kryesor e nxori me të kuq pasi pa pamjet në VAR.

Një gjest i dhunshëm është konsideruar në Spanjë veprimi i argjentinasit. Gazeta "Marca" raporton se ylli argjentinas pritet të pezullohet me 4 ndeshje.

Ndërkohë, kjo ishte hera e parë që Mesi ndëshkohet me karton të kuq me Barcelonën. Kartoni i parë i kuq daton me gushtin e largët të vitit 2005, kur goleadori i njohur debutonte me kombëtaren e Argjentinës.

Momenti-jo i Barcelonës në këtë sezon, kuptohet qartë në veprimet e Lionel Mesit, gjeste që 6 herë fituesi i "Topit të Artë" nuk i kishte bërë kurrë në të kaluarën. /e.a/noa.al/