Transmetuar më 18-01-2021, 08:23

MeteoAlb parashikon se vendi ynë do të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe i ftohtë ditën e sotme dhe nuk do të ndryshojë gjatë orëve të paradites.

Ndërsa pasditja, do të sjellë kalime vranësirash nëpër territor, më të dukshme në zonat veri-verilindore të vendit.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale, por mbeten konstante në vlerat maksimale, duke bërë që vlerat ditore, të luhaten nga -12°C deri në 6°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë. /e.a/noa.al/