Transmetuar më 17-01-2021, 19:15

Mali Semeru i Indonezisë ka shpërthyer, duke derdhur hi dhe tym rreth 5.6 km (3.4 milje) në qiellin mbi ishullin Java, më i populluar në vend.

Asnjë urdhër evakuimi nuk lanë lëshuar autoritetet deri më tani dhe nuk raportohet për viktima.

Agjencia Kombëtare Kundër Fatkeqësive (NDMA) paralajmëroi fshatarët që jetojnë në shpatet e malit, të jenë gati për ndonjë aktivitet të vazhdueshëm vullkanik.

Pamjet treguan hirin nga vullkani 3,676 m i lartë, që zbriste mbi shtëpitë.

"Fshatrat Sumber Mujur dhe Curah Koboan [në komunën Lumajang] janë të vendosura në trajektoren e reve të nxehta," tha zyrtari lokal Thoriqul Haq.

Banorëve e pellgut të lumit Curah Kobokan u është kërkuar që të shikojnë për rrjedhën e mundshme të "lavës së ftohtë", e cila mund të shkaktohet nga reshjet e dendura të kombinuara me materialin vullkanik.

Mali Semeru shpërtheu rreth orës 17:24 me kohën lokale (10:24 GMT), thanë autoritetet.

Një fotografi nga Bordi Kombëtar Indonezian për Menaxhimin e Fatkeqësive tregon hirin që rrokulliset mbi peizazhin malor.

Semeru – i njohur gjithashtu si "Mali i Madh" – është vullkani më i lartë në Java dhe një nga më aktivët. Është gjithashtu një nga destinacionet më të njohura të ecjes turistike në Indonezi.

Vullkani shpërtheu edhe më parë në dhjetor, kur rreth 550 njerëz u evakuuan.

Brenda javës së fundit, Indonezia është përballur me rrëshqitje të shumta të dheut, një tërmet vdekjeprurës në ishullin Sulaëesi dhe humbjen e një avioni “Boeing 737 Sriwijaya Air” me 62 persona në bord. /a.m/NOA.al