Transmetuar më 17-01-2021, 17:51

Një familje e shkatërruar nga Covid 19.

Brenda pesë ditësh, nënë dhe bir vdesin, ndërsa babai është ende i shtruar në spitalin Covid në Jesolo. Tragjedia ndodhi në Cavallino-Treporti (Venecia), ku banon familja e Mariella Lazzarini, 65 vjeçe, e cila vdiq të hënën e kaluar.

Virusi goditi gjithashtu burrin e saj, Giorgio Zanella dhe djalin e saj 35-vjeçar Jacopo, i cili vuante nga disa patologji dhe vdiq të premten në mbrëmje.

I vetmi i mbijetuar Giorgio, babai dhe burri, para disa ditësh u largua nga njësia e kujdesit intensiv dhe u transferua në një spitalin e sëmundjes infektive të zonës, i mbytur  edhe nga dhimbja shpërtërore për humbjen e dy anëtarëve të familjes.

Një lajm i tmerrshëm që ka tronditur të gjithë zonën bregdetare. Familja në fakt është mjaft e njohur dhe e respektuar: babai ishte një infermier në Ca ‘Savio, ndërsa djali ishte regjistruar dhe pjesë e shoqatës “Ci siamo noi”, duke marrë pjesë në aktivitetet e qendrës ditore “Airone di Treporti”. Dhe bashkë me të edhe prindërit e tij, gjithmonë aktivë brenda shoqatës. Një familje e lidhur shumë e ngushtë, e cila muajt e fundit ka qenë gjithmonë shumë e kujdesshme dhe e kufizuar çdo kontakt.

Por të tre u sëmurën në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri dhe u shtruan në spitalin e Jesolo. Fillimisht më seriozi dukej se ishte babai, i cili qëndroi për disa ditë në kujdesin intensiv. Gjendja e gruas së tij u përkeqësua në mënyrë progresive, deri në vdekjen e saj. Të premten në mbrëmje e njëjta gjë ndodhi me Jacopo, i cili vdiq disa orë para varrimit të nënës së tij. Lamtumira e fundit për Mariella u zhvillua dje pasdite në kishën e Santa Maria Elisabetta në Cavallino. Shumë njerëz ishin të pranishëm, gjithmonë duke respektuar protokollet e ndryshme shëndetësore, përfshirë një delegacion nga shoqata.

“Përballë situatave të tilla dramatike, – tha famullitari, Don Fabio Miotto – të cilat lënë një boshllëk të madh në zemrat tona, ne kemi dy mundësi: t’i  mbushim ato me urrejtje dhe zemërim, por ne e dimë që duke ndjekur këtë rrugë nuk do të jetojmë mirë ose në paqe. Mbusheni atë me besimin e jetës së përjetshme, të njëjtën gjë që tani po shijojnë Mirella dhe Jacopo”.

/a.m/NOA.al