Transmetuar më 17-01-2021, 15:51

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një ceremoni fejese në Mamurras.

Teksa pa nga afër kantierin në Laç ku po ndërtohet një shkollë e re, kreu i qeverisë mori pjesë në fejesën e Eldës, një vajze nga Mamurrasi, dhe Burakut nga Stambolli.

Gjatë qëndrimit Rama e këshilloi vajzën e re që ti qeraste vjehrrën dhe vjehrrin me llokume, pasi sipas tij, kjo është shenjë e mirë ndërsa dhëndrit turk i kërkoi të mësojë shqip.

“Jeta është interesante shumë.. ee. Unë erdha me Linditën dhe Majlindën tek këto kantierët kur më thanë, që fejon djalin nesër. Dhe i thashë çne fejon djalin ai, dhe qënka këtu, po më thanë e fejon këtu në Laç. Unë thash çne paska marrë dhe nusen nga Turqia të vijë këtu, jo më thanë e fejon me një gocë tonën. Pastaj mora vesh që keni bërë studimet në Turqi. Po ky duhet të mësojë shqip’ – tha Rama për dhëndrin.

Ndërkohë, babai i dhëndrit i kërkoi dorën e vajzës në prani të kryeministrit Rama. “Në prezencën tuaj zoti kryeministër kërkoj vajzën tuaj për djalin tonë”, tha ai.

“Kurbin, në kantierin e shkollës së re që po rilind më e madhe, më e bukur e më e fortë dhe më pas, në ceremoninë e një fejese të plazmuar në kantierin e lagjes së re të Laçit, mes Eldës, vajzës nga Mamurrasi dhe Burakut, djalit nga Stambolli”, shkroi Rama krahas videos së publikuar.

/a.m/NOA.al