Transmetuar më 17-01-2021, 15:29

Në 24 orët e fundit në Kosovë, janë raportuar 5 të vdekur si pasojë e COVID-19 dhe regjistruar 353 raste të reja me persona të infektuar, nga 1.642 testime të kryera gjithsej.

Rastet e vdekjeve janë nga komunat: Dragash 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë, është 55.851, nga 208.583 persona të dyshuar me virusin SARS-CoV-2 dhe 1.410 viktima që nga nisja e pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 279 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.269 persona, kurse numri i rasteve aktive është 5.172. /e.a/noa.al/