Transmetuar më 17-01-2021, 15:05

Lombardia është rikthyer në zonën e kuqe dhe që nga mëngjesi shumica e dyqaneve kanë ulur grilat.

Qendra e Milanos këtë mëngjes dukej pothuajse e braktisur.

Shumë pak njerëz ecnin në “Vittorio Emanuele”, rruga kryesore e dyqaneve që i lidh ato me Katedralen.

Dje shumë njerëz ishin rreshtuar jashtë dyqaneve për pazaret e fundit para mbylljes.

Sot rruga e këmbësorëve ishte pothuajse e zbrazët.

Vetëm disa njerëz ecnin vërdallë sepse nuk heqin dorë nga kafja e tyre, bashkëpunëtorët edhe dita e bukur që mund të përjetohet vetëm jashtë.

/a.m/NOA.al