Transmetuar më 16-01-2021, 15:25

Në Kinë, autoritetet kanë zbuluar koronavirus në akullore. Ky fakt i ka lënë të gjithë me gojë hapur, teksa rasti po studiohet.

Autoritetet antiepidemike në Bashkinë Tianjin të Kinës veriore po gjurmojnë njerëz që mund të kenë qenë në kontakt me to, të cilat ishin prodhuar nga Tianjin Daqiaodao Food Company.

Të gjithë produktet e prodhuara nga firma janë mbyllur dhe vulosur.

Ndërkaq, mostrat e dërguara këtë javë në qendrën komunale për kontrollin e sëmundjeve rezultuan pozitive me koronavirus. /k.k/noa.al/