Transmetuar më 16-01-2021, 14:43

Një burrë është goditur nga rrufeja, teksa ishte duke bërë video me telefon.

Një stuhi ishte pranë, dhe Jose Omar de Oliveira nga Meksika përfitoi për të kapur pamje të bukur.

Por ndodhi ajo që nuk e priste. Momenti është filmuar dhe burri duket i tmerruar.

“Ishte një fenomen interesant. Nga njëra anë koha ishte shumë e mirë dhe nga ana tjetër krejtësisht  e vrenjtur.

Thashë të bëja një video për të treguar madhështinë e Zotit dhe fuqinë e forcave natyrore, kur papritur ndjemë një zhurmë tepër të madhe dhe u shtrimë përdhe.

U tronditëm dhe vrapuam për në makinë. Dyshoj se aparati celular e tërhoqi atë rrufe”, tha Jose. /k.k/noa.al/