Transmetuar më 16-01-2021, 12:01

Leotrim Gurra, 19 vjeçari nga Librazhdi, i cili po jetonte moshën e tij më të bukur diagnostikohet me një tumor.

Ai sapo kishte mbaruar shkollën e mesme dhe jetonte me ëndrrat për të ardhmen e tij.

Fatkeqësisht ëndrrat iu shkatërruan nga ajo me të cilën po jeton, një tumor në anën e djathtë të kokës së tij.

Mjekët thanë se ai ka nevojë për operacion, i cili nuk është i mundur në Shqipëri, por duhet të bëhet në Turqi. Familja e tij, duke mos qenë në gjendje të paguajë për shpenzimet, kërkoi ndihmë dhe kontribut nga kushdo që është në gjendje të ndihmojë.

U hap një llogari në “gofundme” për t’i ardhur në ndihmë 19-vjeçarit, pasi nevojiteshin 30 mijë dollarë për të mundësuar operacionin. Kur kanë kaluar rreth 24 orë nga momenti kur është bërë regjistrimi në “gofundme, janë mbledhur 12 mijë dollarë nga qytetarë të ndryshëm. Sensibilizimi ka qenë i madh, ndërkohë që familja e tij pret me padurim që djalit të tyre t’i jepet mundësia për kurim, dhe me ndihmën e Zotit, t’ia dalë mbanë për t’u rikthyer shëndoshë e mirë pranë tyre. /a.m/NOA.al