Transmetuar më 16-01-2021, 11:09

Nisur nga reshjet e borës dhe ulja e temperaturave, Autoriteti Rrugor Shqiptar apelon për përdorimin e zinxhirëve në disa akse rrugore të vendit.

Sipas ARRSH, gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë, Nikollare-Strelcë, Qafë Priskë-Qafë Mollë.

Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët bore në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku është punuar me shpërndarjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese, teksa qarkullimi në këto rrugë kryhet pa probleme.

“Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë”, shkruan ARRSH.

/a.m/NOA.al