Transmetuar më 16-01-2021, 09:46
Ndeshja e javës së 14-të në Kategorinë Superiore mes Skënderbeut dhe Partizanit rrezikon të shtyhet.
Në Korçë ka nisur heqja e dëborës nga fusha me mjete primitive, por do të shikohet nëse në stadium do të mund të luhet ndeshja e parashikuar për në orën 13:45 mes Skënderbeut dhe Partizanit.
NJë ditë më parë Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Kukësit dhe Teuta 2-0 ndaj Bylis.
Kampionati kryesohet nga Vllaznia me 9 pikë diferencë karshi vendit të dytë që mbahet nga Teuta.
/a.m/NOA.al