Transmetuar më 16-01-2021, 08:40

Një brazilian është goditur nga rrufeja, teksa po përpiqej të xhironte afrimin e një stuhie.

Ngjarja ndodhi në qytetin Minduri, ku Jose Omar de Oliveira, së bashku me një shokun e tij, po filmonte motin e rënduar.

“Ishte një fenomen interesant. Nga njëra anë koha ishte shumë e mirë dhe nga ana tjetër krejtësisht  e vrenjtur”.

“Thashë të bëja një video për të treguar madhështinë e Zotit dhe fuqinë e forcave natyrore, kur papritur ndjemë një zhurmë tepër të madhe dhe u shtrimë përdhe. U tronditëm dhe vrapuam për në makinë. Dyshoj se aparati celular e tërhoqi atë rrufe”, tha Jose lidhur me ngjarjen.