Transmetuar më 15-01-2021, 16:42

Nga një liqen në Australi na vjen kjo pamje fantastike. E kanë quajtur si “pema e jetës”.

Fotografi Derry Moroney u mahnit kur kapi imazhet me dron për herë të parë në Liqenin Cakora në New South Wales.

Imazhi ka tërhequr vëmendjen e të gjithë atyre që e kanë parë.

“Nga toka thjesht duket si çdo liqen normal dhe nuk e mendova shumë, por kur pashë fotografitë u shtanga.

Fotot janë bërë në 119 metër lartësi kështu që do të ishte e pamundur për këdo që ta shihte po të mos ishte në aeroplan”, tha fotografi.

Liqeni është i lidhur me një plazh dhe grykëderdhje, e cila është e mbuluar me pemë çaji.

Kur një stuhi përfshiu zonën baticat shtynë ujin dhe vajin në liqen.

Kur stuhia u tërhoq, uji kullohet dhe vaji i rëndë mbetet në çarjet e Liqenit të Cakora-s, të cilat kanë formën e një peme. /k.k/noa.al/