Transmetuar më 15-01-2021, 15:24

Në Kosovë, janë regjistruar shtatë viktima të reja nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Viktimat janë nga: Malisheva 3 raste dhe nga një rast në Dragash, Prishtinë, Rahovec dhe Vushtrri.

Në raportin ditor për situatën epidemiologjike të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, njoftohet se janë konfirmuar edhe 296 raste pozitive me Covid-19, nga 1.659 testime të kryera gjithsej.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.572 persona, kurse numri i rasteve aktive është 5.164.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 55.135 persona të infektuar me këtë virus, prej të cilëve 48.572 janë shëruar, ndërsa 1.399 kanë vdekur. /e.a/noa.al/