Transmetuar më 15-01-2021, 07:41

Sipas MeteoAlb masat ajrore me origjinë polare do të diktojnë në orët e para të ditës mot të kthjellët, por të ftohtë në të gjithë vendin tonë.

Parashikohet që pasditja dhe kryesisht mbrëmja të shtojë vranësirat në jug-juglindje, duke sjellë reshje të pakta dëbore në këto zona, ndërsa veriu dhe qendra mbeten me kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në vlerat minimale dhe maksimale, duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga -10°C deri në 7°C.

Era do fryjë me shpejtësi mesatare. /e.a/noa.al/