Transmetuar më 14-01-2021, 16:02

Të mërkurën Shqipëria regjistroi mbi 700 raste me COVID-19, shifër kjo e lartë krahasuar me ditët e tjera të muajit.

Rritja e rasteve me COVID të ditëve të fundit, sipas epidemiologëve të institutit të shëndetit publik janë rezultat i grumbullimeve për festa e fundvitit.

Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik, thotë se, “në këto momente jemi duke marrë rezultatet e sjelljeve tona të dy javëve të fundit të Dhjetorit. Dhe në shumë shtete po rriten rastet madje nuk kemi ulje të kurbes”.

Për ekspertët, vaksinimi gradual dhe imunizimi i popullatës do të na sjellë një pranvera dhe verë të qetë

“Të gjithë studiuesit dhe epidemiologët mendojnë që në verë të kemi një situatë më të qetë dhe do ulet numri i rasteve pasi do jenë shtuar edhe personat që do jenë vaksinuar”, u shpreh Daja për Klan.

Megjithatë, sipas ekspertëve deri në rritjen e temperaturave vendi ynë mundtë përballet me një valë të tretë të pandemisë.

Shumë vende të Evropës po përballen me një situatë të ngjashme aktualisht./a.m/NOA.al