Transmetuar më 14-01-2021, 07:36

MeteoAlb parashikon që paraditja në territorin shqiptar të mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Por mesdita dhe pasditja, do të sjellin reshje dëbore në gjitha zonat malore, ndërsa zonat bregdetare do të përfshihen nga reshje të pakta të shiut. Orët e natës rikthejnë motin e qëndrueshëm në vend.

Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes  dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C në 8°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi  deri 50 km/h  nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë. /e.a/noa.al/