Transmetuar më 12-01-2021, 19:38

Shkodra po përballet me përmbytje të shumta, situatë të përsëritur sa herë ka reshje të dendura në vend, por një qytetar ka një hall tjetër.

Ai ka një kërkesë të veçantë për politikanët, një grua pasi ka 19 vite që është i vetëm.

Qytetari i moshuar mes të qeshurash thotë për mikrofonin e Top Channel, se nuk do as ujë e as bukë, por kërkon vetëm një partnere që të kalojë jetën.

Humori shkodran është ndër më të fismit në vendin tonë që në kohët më të hershme dhe qytetarët shkodranë shquhen për batutat e tyre epike.

Dialogu humoristik:

Qytetari: Nuk dua as bukë as ujë, kam nevojë për një grua tashi, u bë 19 vjet që më ka vdek, kam nevojë për një grua a ma gjen nji?

Gazetari: Po të përmbytur a jeni?

Qytetari: Ca më duhet e përmbytura mua pak rëndësi ka, unë grua du.