Transmetuar më 12-01-2021, 16:23

Një rast skandaloz raportohet se ka ndodhur në një prej spitaleve Covid në vendin tonë.

Bëhet fjalë për një rast korrupsioni ku punonjës të këtij spitalit bëjnë pazar me jetën e pacientëve.

Vajza e një zonje, e cila humbi betejën me COVID-19, denoncon me zë dhe figurë, se punonjës të spitalit, i kanë marrë disa milionë lekë të vjetra për shërbimet ndaj nënës së saj.

Komunikimet mes vajzës së të ndjerës dhe punonjëses së spitalit është paralajmëruar se do të bëhet sonte publik në emisionin investigativ “Stop”.

“Për më tepër nëna, që sot nuk jeton më, lihej pa bukë e ujë, që të mos ndërrohej e pastrohej, pasi vetë nuk lëvizte dot nga krevati,” – ka pretenduar  vajza e saj./a.m/NOA.al