Transmetuar më 12-01-2021, 15:07

Në momentin kur prindërit ndahen nga jeta për fëmijët është një shok emocional dhe si asnjëherë më parë kanë nevojë për të afërm, që t’i ngushëllojnë e t’u bëhen krah. Por, për personazhin e sotëm në emisionin “Me zemër të hapur”, në News24, ky shok ka qenë edhe më i rëndë.

Pas humbjes së babait, ajo e gjeti veten në rrugë, pasi halla i mori shtëpinë. Kjo është historia e 34-vjeçares Flutura Sefa, e cila edhe para kësaj ngjarjeje ka jetuar një jetë plot drama. Me prindër të divorcuar sa në dyer të shtëpisë së fëmijës e sa në derën e babait, Flutura u rrit me idenë për të patur një familje.

Kështu, u martua kur ishte vetëm 15 vjeç, por kjo martesë zgjati vetëm pak dhe Flutura e gjeti veten sërish vetëm, por tashmë duhej të kujdesej edhe për të birin, i cili ka nevoja të veçanta.

Rrugëve të emigrimit, bashkëjetesa të dështuara dhe shumë sfida e bënë Fluturën të kthehej në shtëpi. Por, tashmë ajo nuk ishte e saja. Ishte viti 2006, kur halla i përplasi derën në fytyrë dhe i tha se ai prag nuk i përkiste më.

Flutura: Prekem sepse jam rritur në një jetë mizerie dhe e pambrojtur. Zoti të sjell sfida. Vihem në siklet se nuk kam njerëzit e mi në krah.

Evis Ahmeti: E mban mend divorcin e prindërve?

Flutura: Jo. isha e vogël 1 ose 2 vjeç. Gjykata një fëmijë ia dha mamit dhe mua babit. E kam takuar mamin dhe motrën. Nuk më kanë penguar.

Evis Ahmeti: Si e mban mend babain?

Flutura: Për mua ka qenë shumë i mirë. Por, ishte i alkolizuar. Mua s’më mbante dot se isha femër e më coi ca vite në jetimore. Më ka dashur shumë.

Evis Ahmeti: Pse nuk shkove tek nëna, por në jetimore?

Flutura: Sepse nuk më pranoi njerku. Mami u mundua, por nuk mundi. Kishim varfëri ekstreme.

Evis Ahmeti: Si e përjetove vajtjen atje?

Flutura: Shumë keq. Erdhi një furgon. Isha zbathur. U shtriva në tokë. Isha e lidhur me babin. Ulërija dhe qaja nuk doja të ikja. Ditët e para e kisha shumë të vështirë. Pastaj u mësova. Për 3 vite babin se pashë. Askush nuk vinte të më takonte. Kohët e fundit vinte mami më takonte. I jam mirënjohëse atyre institucioneve që më morën. S’e kisha parë kurrë atë jetë e ato lodra e atë shkollim. Mami erdhi më mori pas 3 vitesh. Por nuk qëndrova në shtëpinë e saj, sepse njerku nuk më donte. Nuk doja t’i prishja martesën mamit dhe ika tek xhaxhai.

Evis Ahmeti: Si reagoi babai kur të pa?

Flutura: I shkova në shtëpi, e takova, është habitur kur më pa kaq të rritur. U ul në gjunjë dhe më puthte duart.

Evis Ahmeti: Pse u martove 15 vjeç?

Flutura: Sepse doja një përkrahje. Ndihesha vetëm dhe doja të krijoja një familje. Nuk doja t’i bëhesha pengesë as mamit as babit.

Evis Ahmeti: Pse nuk funksionoi?

Flutura: Sepse burri përdorte lëndë narkotike. Bëra sakrifica për të, sepse e çova edhe në spital. Doja të ndryshonte, por ai vazhdoi. E lashë dhe pak më vonë ai vdiq.

Evis Ahmeti: Në 2006 babai yt ndërroi jete. Si e more vesh?

Flutura: Më thanë hajde se është shumë rëndë. Hyra në shtëpi, pashë që kishte njerëz. Kur më thanë të rrosh vetë, më ka rënë të fikët. E kam përjetuar shumë keq.

Evis Ahmeti: Si janë marrëdhëniet e tua me hallat?

Flutura: Mirë i kemi pasur, sepse ato kishin shtëpinë e tyre. Konfliktet nisën më vonë, kur ato nxorën dhe fëmijët jetimë të xhaxhait jashtë për të marrë pronën.

Përballja me hallën:

Unë jam Rita Ymerin. Kam jetuar 29 vjet me nënën. Kur vdiq babai e kam pleqëruar unë. Kisha 2 jetimë dhe mami më tha shite shtëpinë dhe hajde jeto me ne. Remazan Sefa e ka atë shtëpi, është e pa privatizuar.

Mami ma ka lënë me një prokurë. Ajo vajzë që keni në studio doli nga shtëpia e fëmijës 17 vjeçe. I thashë do të të rris e martoj unë. Por kjo nuk ma diti. /k.k/noa.al/