Transmetuar më 12-01-2021, 14:14

Në Kosovë, policia ka arrestuar në mënyrë të dhunshme bashkëshortin e ish-ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahinajt.

Sipas shtypit kosovar, mësohet se kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është vënë në pranga, pasi përfaqësues të PSD kanë protestuar sot para stacionit të Policisë së Kosovës në qendër, duke shkruar në murin e këtij objekti: "Për partitë tubime, për qytetarët dënime".

Kjo gjë ka shkaktuar përplasje fizike ndërmjet pjesëtarëve të policisë dhe disa aktivistëve, duke sjellë dhe arrestimin e disa prej këtyre të fundit. /e.a/noa.al/