Transmetuar më 12-01-2021, 10:55

Një shqiptar i Kosovës është shndërruar në lajm në mediat amerikane, pasi iu zbulua 40 kg suxhuk derri në aeroportin ndërkombëtar "Newark Liberty" të Nju Jorkut.

Gjithçka është zbuluar nga një qen nuhatës i njësisë K9, i cili ka reaguar menjëherë për të parandaluar futjen në mënyrë të paligjshme të ushqimeve të të ndaluara.

Qeni nuhatës, i cili konsiderohet si ekspert i kontrollit të bagazheve ‘Kody’, po mbikëqyrte lëvizjen e tyre, kur alarmoi eprorët e tij për një valixhe të dyshimtë dhe aty menjëherë reaguan zyrtarët për mbrojtjen e kufijve dhe të doganës.

Me të hapur valixhen, ata gjetën 40 kilogramë suxhuk derri, shkruan "New York Post", që me ligjet aktuale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndalohet transportimi i tij.

“Duke marrë parasysh rrezikun që paraqet mishi këto ditë pandemie, suxhuku mund të rrezikojë shëndetin publik”, ka thënë Troy Miller, drejtor i CBP në Nju Jork.

Pasagjeri nuk ishte në dijeni për moslejimin e transportimit të suxhukut, madje zyrtarëve të aeroportit u kishte thënë se bëhet fjalë “për suxhuk shtëpie”. /e.a/noa.al/