Transmetuar më 11-01-2021, 20:08

Një aksident në Turqi për pak sa nuk ka qenë dramatik për 2 të rinj.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur një motorçikletë përplas një të ri, i cili po tentonte të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Sakarya në Turqi, ndërsa i aksidentuari është një mbledhës i mbeturinave.

Fatmirësisht, përplasja nuk ishte fatale për asnjë nga protagonistët e aksidentit.

Më poshtë keni pamjet:/noa.al/