Transmetuar më 10-01-2021, 15:59

Prej disa ditësh në Kosovë vihet re një ulje e rasteve diture me koronavirus, dhe po ashtu është ulur edhe numri i vdekshmërisë.

Autoritetet raportuan për 253 raste të reja në të gjithë vendin, dhe dy pacientë që nuk e kanë fituar betejën me virusin.

6.140 persona vijojnë që të jenë aktivë në Kosovë.

Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 10 janar 2021, Kosova ka regjistruar 53.776 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 1.377 pacientë kanë humbur jetën.

Edhe Kosova ka arritur që të sigurojë disa doza vaksinash, por ende nuk ka nisur vaksinimi. /k.k/noa.al/