Transmetuar më 10-01-2021, 10:20

Sot është ditëlindja e ikonës së kinematografisë sonë.

Robert Ndrenika feston sot  79-vjetorin e lindjes, ndonëse artistë më përmasat e tij nuk njohin moshë.

Përtej viteve që kalojnë, për publikun shqiptar, Robert Ndrenika është ndoshta artisti më i madh i të gjithë kohërave, i cili sot feston 79-vjetorin e tij të lindjes.

“Nderi i Kombit”, Robert Ndrenika është ai që me një brez të shkëlqyerish artistësh të lindur i dhanë kuptim, nder dhe dinjitet artit shqiptar. Trashëgimia që ka lënë Ndrenika me shokë mbetet një thesar i çmuar i kulturës sonë.

Gjithmonë modest në jetën përditshme, Robert Ndrenika adhurohet për thjeshtësinë dhe origjinalitetin e  tij unik në rolet që krijoi.

Aktori i shquar i kinemasë dhe teatrit shqiptar, ka një veçori në interpretimet e tij, shumica e roleve të tij ishin personazhe që në atë kohë (para viteve 90), cilësoheshin negative.

Por mjeshtëria e jashtëzakonshme në interpretimin e këtyre personazheve nga Robert Ndrenika, i gdhendi ata në memorien e artdashësit shqiptar aq fort sa vetë Roberti shpesh thirret edhe me emrat e personazheve.

Robert Ndrenika lindi në Tiranë, në 1942. Talenti i tij spikati që në vitet e para të jetës, kur ai kultivonte pasionin e tij për teatrin në Shtëpinë e Pionerit në Tiranë. Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, në vitet ai 1960-1964 nis studimet për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”.

Nga ky vit, deri më 1970, punon si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension.

Për shumë vite punoi si aktor i lirë (pas pensionit). Midis të tjerash, ka interpretuar: “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës, “Shumë zhurme për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” të Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.

Në vitin 1979,  Ndrenikës iu akordua titulli “Artist i Merituar” dhe në vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”.

Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, te De Filipos dhe në Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”.

Për disa vite, punoi si pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike, në degën e aktrimit, në Institutin e Lartë te Arteve.

Robert Ndrenika ka dy vajza. Ai kishte një histori mjaft të bukur dashurie me gruan e tij, Polikseni. Ai e adhuronte bashkëshorten e tij. Por edhe ajo e adhuronte të shoqin, dhe e shoqëronte gjithmonë në prova. Por pasi Polikseni u sëmur dhe vdiq, Robert Ndrenika e vuajti shumë largimin nga jeta të bashkëshortes së tij. Aq sa për katër vite nuk shkeli më në teatër.

Por në prill të vitit 2012 ai fitoi mbi vuajtjen dhe iu rikthye fuqishëm teatrit me rolin e doktor Shuster.

Ai nderohet nga presidenti i asaj kohe, Bamir Topi me titullin “Nder i Kombit” ( 2012).

Në 2014 ai futet në botën e një personazhi kapriçoz përmes premieres “Djemtë gazmore”, pjesë e shkruar nga shkrimtari amerikan Neil Simon.

Në 2015, u shpall Aktori i Vitit dhe gjatë marrjes së çmimit, publiku u ngrit në këmbë dhe duartrokiti gjatë në nder dhe respekt të tij.

Robert Ndrenika, “Artist i Popullit” meritoi çmimin vjetor nga Akademia e Artit dhe Kulturës “Kult”.

Robert Ndrenika përfaqëson jo vetëm nderin e dhe krenarinë e kombit por historinë e jashtëzakonshme të një njeriu të madh, që ka bërë histori përmes thjeshtësisë së madhështisë së tij.

Rolet:

Kronikë provinciale (2009)

Tifozët – (2004) komedi

Njerëz dhe fate – (2002-2

Tirana, viti zero

Parullat – (2001), Lleshi

Bolero – (1997)

Nata e dymbëdhjetë

Edhe kështu edhe ashtu

Botë e padukshme -azi

Përrallë nga e kaluara – (1987), Vangjeli

Vrasje në gjueti

Dhe vjen një ditë – (1986) si vëllai i Llano Bletës

Gurët e shtëpisë sime – (1985)

Tre njerëz me guna – (1985)

Shi në plazh – (1984) teater-komedi

Shirat e vjeshtës – (1984) , Sotiri

Nxënësit e klasës sime – (1984), Kristofori

Kohë e largët – (1983), Anastas Grigori

Besa e kuqe – (1982), Gjoni

Era e ngrohtë e thellësive – (1982) (TV)

Nëntori i dytë – (1982), karrrocieri i Ismail Qemalit

Prefekti, komedi, Qazim Mulleti

Vëllezër dhe shokë – (1982), Sokrati

Një shoqe nga fshati – (1980) Agushi

Ditët që sollën pranverën – (1979) (TV)

Mësonjëtorja – (1979), kocka

Në shtëpinë tonë – (1979), Stefi

Koncert në vitin 1936 (1978), Fotaqi (n/prefekti)

Shembja e idhujve – (1977), kapteri

Emblema e dikurëshme – (1976) (TV)

Duke kërkuar 5-orëshin – (1974) Zeqo

Rrugë të bardha – (1974), Ganiu

Shtigje të luftës – (1974), Shabani

Kryengritje në pallat – (1972)

Odiseja e tifozave – (1972)

Kapedani – (1972), i biri i xha Sulos

I teti në bronx – (1970), Xhemali

Horizonte të hapura – (1968), Azemi

Oshëtimë në bregdet – (1966), Gjergjiekti komedi , Qazim Mulleti

/a.m/NOA.al