Transmetuar më 10-01-2021, 08:29

E ndërsa raportohen përmbytje në të gjithë vendin, reshje të dendura parashikohet të vazhdojnë edhe në 48 orët në vazhdim, thuajse në të gjithë territorin.

Sot moti do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje të dendura në të gjithë territorin.

Ndërkohë në zonat e thella malore reshje do jenë në formën e dëborës. Edhe nesër dita do të nisë me reshje shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 13°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2°C në 01°C dhe në zonat e ulëta nga 01°C në 04°C./a.m/NOA.al