Transmetuar më 09-01-2021, 15:56

Përfundojnë tre ndeshjet e Kategorinë Superiore. Vllaznia fitoi një ditë më parë 1-0 ndaj Teutës dhe mban e sigurt kreun e klasifikimit.

Partizani pret Apoloninë në ndeshjen  e mbetur të javës së 13-të dhe fitorja e ngjit në vendin e dutë, 8 pikë larg kryesuesve.

Laçi në shtëpi fitoi përballë Kukësit, takim që e fitoi 3-2.

Bardhezinjtë dominuan kundërshtarin në derbin e veriut dhe siguruan tre pikë të rëndësishme, duke u ngjitur në vend të dytë me 20 pikë, po aq sa numëron edhe Teuta.

Pa gola dhe pa fitues u mbyll ndeshja në Ballsh, mes Bylis dhe Tirana.

Skënderbeu ishte shumë pranë triumfit në fushën e vështirë të Kastriotit në Kamzë, por në fund skuadra e Ndreut gjeti një gol në minutën e fundit dhe vulosi shifrat 2-2.

Kategoria Superiore, java e 13-të

Bylis-Tirana                        0-0

Kastrioti-Skënderbeu    2-2

(Shkalla 28′, Mehmeti 90+5’/ Mensah 64′, Vangjeli 85′)

Laçi-Kukësi                         3-2

(Musta 12′, Van Dave 45+2′, Xhixha 50′ / Ibraimi (pen) 64′, Eze (pen) 90+3′)