Transmetuar më 09-01-2021, 15:17

Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 7 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid, 259 raste të reja.

Instuti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, përmes një postimi në Facebook bën me dije se nga 1. 531 testime, kanë rezultuar pozitiv me Covid 259 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 613 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 45.613 persona, kurse numri i rasteve aktive është 6.535.

Rastet e vdekjeve janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjakovë 1 rast (52 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (82 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç), Vushtrri 1 rast (71 vjeç). /e.a/noa.al.