Transmetuar më 09-01-2021, 07:49

MeteoAlb parashikon që pjesa e parë e ditës së sotme, paraqitet me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu e dëbore, ku herë pas here do të ketë ndërprerje të tyre në vendin tonë.

Por në pjesën e dytë të ditës, parashikohet që vranësirat të zhvillohen, duke bërë që reshjet e shiut të përfshijnë të gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C  deri në 12°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë. /e.a/noa.al/